Mesazhi prekës i Lenjanit

0
SHPËRNDAJE

13495057_994829840615490_8758959844335105142_n
Ermir Lenjani

Ermir Lenjani njihet si lojtar punëtor në fushë por fjalëpak jashtë saj megjithatë kësaj here, mesfushori shqiptar ka zbrazur gjithcka ka patur përbrenda në një mesazh mjaft prekës por që na bën të gjithëve shumë krenar për lojtarë të tillë.

“Kam qenë i vogël por kam pasur shumë ëndrra. Ëndrra më e madhe e imja dhe e familjes time ishte që një ditë të jemë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, pasi gjithmonë i shikoja ndeshjet dhe thoja me vete, duhet të punojë shumë dhe ta veshi këtë fanellë të shenjtë.

Tani kjo ëndërr u bë realitet, un jam pjesë e Shqipërisë, kam dhënë kontribut për Shqipërinë, kam përjetuar gjithçka dhe jam krenar që kam veshur këtë fanellë. Kemi arritur gjëra të mëdha së bashku me ju tifozë, kemi realizuar ëndrrën shekullore duke luajtur në evropian dhe treguam se kush jem.

Është emocionuese për mua kjo aventurë, pasi nuk do të harrohet kurrë në jetën time. Dua të ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e madhe që ma keni dhënë mua dhe gjithë Kombëtares shqiptare. Shqipërinë e kemi dashur, e duam dhe do ta duam përgjithmonë. Jam krenar që barti këtë fanellë dhe përfaqësoj këtë popull të shenjtë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.