Mesfushori Gerhard Progni largon Teutën nga fundi, tashmë rrezikon seriozisht Vllaznia

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Teuta ka mundur sot Vllazninë me rezultatin minimal 1-0 duke iu larguar përfundimisht zonës së ftohtë të klasifikimit. Durrsakëve u ka mjaftuar goli i mesfushorit Gerhard Progni për të marrë tri pikët që i nevojiteshin dhe falë rezultateve të tjera, e sheh veten të sigurt në Superiore.

Ndërkohë që Vllaznia, e cila kishte ardhur në këtë takim e përgjysmuar dhe me shpresën që të mos rrezikonte lojtarë me kartonë, sot ka dalë jo vetëm e mundur nga fusha e lojës, por edhe humbi shërbimet e kapitenit Ndriçim Shtubina dhe sulmuesit Brunild Pepa për takimin vendimtar kundër Tiranës që do të vendosë mbijetesën. /minuta90.com/

Teuta-Vllaznia 1-0

Goli: Progni 57’

Teuta (4-4-2): Kastrati, Beqja (E. Hoxha 7’), R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli (Ribaj 53’), Çyrbja, Dita, Hila, Progni, Magani (Shkalla 80’), Bangal Tr: Gugash Magani

Vllaznia (4-5-1): Selimaj, Gurishta, Pjeshka, Bicaj, Shtubina, Çinari, Kruja (Gocaj 55’), Krymi (Hebaj 71’), Hajdari (Bardulla 46’), Kalaja, Bakaj Tr: Armando Cungu

Gjyqtarë: Blerim Ziri

Kartonë të verdhë: Markoviç 34’, Hila 90’+2 / Bicaj 13’, Shtubina 50’, 52’

Kartonë të kuq: Shtubina 52’, Pepa 77’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.