Mesfushori i Botafogos, prurja më e re e Skënderbeut (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

braziliani“Tani nisin përforcimet”, ka deklaruar presidenti Ardian Takaj. Dhe menjëherë ka konkretizuar të parin. Bëhet fjalë për Emerson Gomes de Moura, i cili është lojtari më i ri i bardhekuqëve. Braziliani 27-vjeçar luan në qendër të mesfushës, në rolin e shkatërruesit. Ndërkohë që gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadra të mirënjohura braziliane si Botafogo dhe Ponte Preta. Ai, me gjatësi 1.80 metra vjen si përforcim, pikërisht në një repart ku Josa kishte më shumë nevojë, pasi jo më kot kishte tentuar të merrte Ervin Bulkun, apo edhe Migjen Bashën. Mësohet se ky lojtari ka firmosur sot kontratën që e lidh me klubin korçar për sezonin 2015/16, por vetëm të mërkurën, pas ndeshjes së kthimit me Dinamon e Zagrebit, do t’i bashkohet ekipit që do të kthehet nga Kroacia në Shqipëri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.