Mesfushori i Korabit Alfred Zefi, qëndron në Superiore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Kamza mbetet në kërkim të lojtarëve cilësorë për të përforcuar skuadrën në prag të sezonit të ri futbollistik dhe deri më tani ka zyrtarizuar afrimin e Bruno Arrabal, brazilianit që luan si mesfushor qendror.

Bisedimet vijojnë edhe me lojtarë të tjerë, por duhet që më parë palët të gjejnë akordin për të nënshkruar kontratën. Ditën e djeshme, nën urdhrat e trajneri Ramadan Ndreu, është paraqitur një tjetër futbollist dhe bëhet fjalë për mesfushorin Alfred Zefi, i cili vjet ishte pjesë e skuadrës së Korabit. 25-vjeçari njihet mirë nga trajneri Ndreu, pasi ka bashkëpunuar më parë me futbollistin kur ka qenë pjesë e Laçit, aty edhe Zefi ka spikatur, duke u aktivizuar aty për gjashtë sezone. Ai plotëson një nga kushtet kryesore të teknikut krutan, pasi e njeh mirë kampionatin dhe numëron 140 ndeshje në Superiore, duke luajtur në nivele të larta.

Dalja në stërvitje tregon në njëfarë mënyre edhe dakordësinë mes palëve. Për Zefin interesohej edhe skuadra e Kastriotit të Krujës, por ai dëshironte të vijonte të luante në Superiore, gjë që ia mundëson skuadra e Kamzës.

MIQËSORJA

Të mërkurën ishte programuar të luhej një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Laçit, por duke qenë se trajneri Ndreu nuk kishte në dispozicion një grup të plotë futbollistes, pasi kishte larguar një pjesë të mirë të atyre që kishin a ardhur në provë, ajo u shty dhe do të luhet nesër pasdite. Të dyja skuadrat do të përballen mes tyre në Kamzë. Për skuadrën e financuar nga presidenti Naim Qarri kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.