Mesfushori i Skënderbeut bëhet “mollë sherri”

0
SHPËRNDAJE

14853175_1162621043775615_8618127668607874664_o

Skënderbeu afroi në verë Argjend Malajn, i cili pas dy sezonesh la Tiranën, me të cilën ishte aktivizuar në 54 ndeshje.

Te kampionët mesfushori akoma nuk ka debutuar në kampionat, madje ka qenë në stol vetëm në dy ndeshje, ndaj Tiranës dhe Korabit.

Fakti që Agostinelli nuk po e aktivizon Malajn, duket se ka lënë të pakënaqur drejtorin sportiv Haris Fakiç.

I ftuar në “Ora Skaner”, Fakiç listoi disa lojtarë që nuk po luajnë për shkak të konkurrencës, ndërsa theksoi se Malaj ka vlera të luajë, ndërsa Agostinelli nuk ka dashur ta komentojë fjalët e drejtorit sportiv duke u shprehur se më të e flet gjithçka privatisht. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.