Mesfushori largohet nga Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

Berat Ahmeti
Berat Ahmeti

Superiorja/ Situata tek Vllaznia vijon të jetë ende e trazuar, teksa këtë gjë e ka shtuar edhe një largim. Bëhet fjalë për Berat Ahmetin, i cili nga dita e sotme nuk do të jetë më pjesë e skuadrës shkodrane. Mesfushori i cili këtë sezon ka luajtur 16 ndeshje për Vllazninë duke shënuar edhe një gol ka vendosur ditën e sotme të largohet nga kjo skuadër. Kjo ishte një gjë e pritur, pasi lojtari u pezullua më parë nga drejtuesit e skuadrës para ndeshjes me Skënderbeun. Ai u detyrua të stërvitet me ekipin B, diçka që Ahmeti nuk e kapërdiu dot dhe ditën e sotme gjeti gjuhën e përbashkët me Vllazninë duke prishur kontratën në mënyrë konsensuale.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.