Mesfushori serb vendos rekord

0
SHPËRNDAJE

10 kampionate radhazi të fituara përgjatë 9 sezoneve të fundit, me 3 skuadra të ndryshme.

Ky është rekordi i veçantë i futbollistit Ljubomir Fejsa, mesfushor serb i datëlindjes 1988. Nga viti 2008 deri në vitin 2017 ai ka fituar 10 kampionate me Partizanin e Beogradit, Olimpiakosin dhe Benfikën.

Fejsa në këtë mënyrë ka “shkrumbuar” edhe rekordin e Zlatan Ibrahimovic, i cili ka fituar 8 kampionate. Titujt që mesfushori serb ka fituar në total janë plot 21, duke përfshirë kupat.

Titujt e Fejzës janë të ndarë në këtë mënyrë: 3 kampionate serbe me Partizanin e Beogradit, 3 kampionate greke me Olimpiakosin dhe 4 kampionate portugeze me Benfikën.

Aktualisht, ka edhe dy vite kontratë me portugezët, të cilët janë favoritë për të fituar titullin edhe sezonin e ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.