Mesfushori shkodran largohet nga Laçi

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Ansi Nika e ka mbyllur aventurën e tij me Laçin pas gjashtë muajsh, pasi i ka përfunduar kontrata. Lojtari më anë të një statusi në “Facebook” i ka falënderuar të gjithë në kampin kurbinas, duke nisur te presidenti e duke mbaruar te tifozët.

“Faleminderit KF Laçi! Faleminderit për mirënjohjen te gjithëve, për përkrahjen dhe mbështetjen që më keni dhënë këtë vit, duke filluar nga presidenti, shefi i klubit, trajneri dhe shokët e ekipit, ku kalova 6 muaj të paharrueshëm. Arritëm atë që askush nuk e besonte: qëndrimin në Superligë. Dua t’i falënderoj tifozët në veçanti! Faleminderit të gjithëve!”, shkruan mesfushori shkodran, që në janar u largua nga skuadra e Tiranës.

Nika u aktivizua rregullisht në formacion me Laçin dhe në 15 ndeshje realizoi edhe një gol, atë të fitores ndaj Flamurtarit në fazën e tretë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.