Mesfushori shqiptar në “orbitën” e Lazios

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Mesfushori shqiptar, Jahmir Hyka, duket se është futur në radarët e Lazios. Pas pezullimit të kapitenin Mauri, duket se mesfushori shtat shkurtër shaiptar është lojtari që mund t’a zëvëndësojë ate. Sigurisht në këtë mes nuk ka se si të mos jetë edhe dora e drejtorit teknik të Lazios, Igli Tarem i cili shpesh herë ka sugjeruar afrimin e lojtarëve shqiptarë në ekip.
image
Sipas faqes “Lalazisiamonoi.it” që citon gazetën La Repubblica, Hyka mund të plotësojë vendin e lënë bosh nga kapiteni Stefano Mauri pasi ka karakteristika të njëjta, por është i aftë për t’u përshtatur edhe me disa role në mesin e fushës.

image“Edhe pse vetëm 168 cm i gjatë, ai është një lojtar i shpejtë”, shkruan ndër të tjera faqja italiane që shton se Hyka ka një kontratë që e lidh me Lucernën deri në vitin 2016 por mund të largohet nga klubi aktual nëse Lazio vendos të paguajë rreth 1 milionë euro për kartonin e tij

S'KA KOMENTE

Comments are closed.