Mësoni bisedën misterioze Starova-Nexhipi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

10730836_10205870166248471_6731818185674032349_nMinuta90.com ka zbuluar detajet e takimit midis trajnerit Sulejman Starova dhe futbollistit Nderim Nexhipi. Lojtari ka kërkuar trajnerit të tij garanci për aktivizim 100% në të gjitha ndeshjet duke e bërë të qartë faktin se stolin ai nuk e pranon. Ndërkohë që përgjigja e trajnerit ka qenë e prerë ku i është bërë e ditur lojtarit se duhet të luftojë si gjithë pjesa tjetër e grupit për të fituar një vend titullari. Tek Partizani sipas Starovës nuk ka asnjë lojtarë të pa zëvëndësueshëm. Ndërkohë që pas kësaj historie me shumë mundësi Nexhpi nuk do të jetë më pjesë e Partizanit. Ai aktualisht ndodhet në Tiranë dhe nuk ka udhëtuar drejtë Maqedonisë, atje ku ndodhet aktualisht në përgatitje ekipi i kuq. Sirena lamtumire dëgjohën tashmë në kampin e kuq, ku idhulli i tifozerisë së kuqe do të ndahet në mënyrë të dhimbsur nga skuadra dhe tifozeria e mrekullueshme e Partizanit, e cila e ka mjaft për zemër idhullin e saj.

11221303_416596398534762_6857337202632931027_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.