Messi: “Do isha krenar po të takoja Obamën”

0
SHPËRNDAJE

Lionel Messi duket se ka mbetur i habitur nga deklarata e presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, ku ky i fundit kishte shprehur dëshirën të takonte yllin argjentias. Menjëherë “pleshti” deklaroi se ai do të ishte krenar po të takonte familjen e presidentin Barack Obama. Presidenti Obama pranoi se e kishte dërguar familjen e tij të takonte një tjetër argjentinas të famshëm, Papa Françesku, pasi nuk kishte arritur të organizonte një takim me Messi, që ishte i impenjuar në eliminatoren me Kilin.

Lionel Messi
Lionel Messi

Messi u duk i habitur kur mori vesh se Obama nuk kishte mundur ta takonte dhe në një intervistë televizive deklaroi: “Padyshim që jam i habitur që Obama tha diçka të tillë, është krejtësisht e kundërta. Për mua do të ishte kënaqësi dhe krenari të takohesha me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe familjen e tij, por padyshim që është e komplikuar. Nuk e di, a do të jetë e mundur në të ardhmen. Ndoshta Obama e tha diçka të tillë se ishte në Gjermani, por unë mund të them që ishte një surprizë për këdo.” 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.