Messi: Dua të jem “top” për Superkupën europiane

0
SHPËRNDAJE

Si mund ta harrosh sa më shpejt një zhgënjim? Natyrisht, duke synuar një sukses të ri. Këtë kërkon të bëjë edhe Lionel Messi, i cili ka shënjestruar Superkupën e Europës, më 11 gusht ndaj Seviljes, për të hedhur përfundimisht prapa krahëve dështimin në Kupën e Amerikës. Gjuetia e Barcelonës drejt 6 trofeve të këtij sezoni starton me finalen kontinentale, që luhet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Aty do të nisë objektivi për të barazuar serinë rekord të triumfeve të mëdha të klubit katalanas, brenda një edicioni futbollistik.
Për më tepër, edhe Messi e di që në këtë mënyrë, ai vetë mund të shijojë kënaqësi të mëdha, që do të mbysnin disfatën e Kupës së Amerikës. Madje edhe “Topi i Artë” mund të varet prej kësaj. Gjithçka është në dorën e tij dhe nevojitet një sforcim tjetër që ta bëjë sërish të vetin atë trofe.
msiPrandaj, me qëllim për të realizuar këtë, arrijta e formës më të mirë është një prioritet për argjentinasin. Me këtë synim vendosi të kthehej përpara kohe nga pushimet, për të filluar fazën përgatitore përpara fillimit të sfidave të reja. Teksa po ndjek një plan të veçantë, për të qenë në “top-formë” në fillimin e javës tjetër. Ky fakt është një konfirmim edhe se “Pleshti” është i etur për sukses. Gjithsesi duket vështirë që të barazojë kuotën e golave të së kalurës. Kulmin e pati në 2012-n, kur shënoi plot 90 herë, por në 2015-n nuk shkoi më shumë se 35.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.