Messi përmbi Ronaldon, e vendos…UEFA

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mesiCrLionel Messi ka dalë mbi Cristiano Ronaldo, duke rrëmbyer çmimin “UEFA Best Player”, që u dorëzua gjatë ceremonisë së shortit të grupeve në Champions League, sot në Monako. Fitoren e argjentinasit e vendosën 54 votat e gazetarëve europianë, të cilët ishin të pranishëm në sallën e hedhjes së shortit. Ndërkohë që në podium u rendit gjithashtu një tjetër lojtar i Barcelonës kampione, Luis Suarez. Në këtë mënyrë, Messi bëhet i pari që e fiton 2 herë këtë vlerësim, që prej vitit 2010-2011, atëherë kur e fitoi herën e parë.
Messi ka shënuar 58 gola dhe ka dhënë 28 asiste gjatë sezonit të kaluar me klubin e tij, ndërsa Ronaldo realizoi 61 gola dhe bë autor i 22 asisteve. Nuk ishte befasi kjo fitore e Messit, pasi ai udhëhoqi klubin e tij drejt tripletës gjatë sezonit të kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.