Lojtari më i mirë i Copa America? “Kush unë? Jo, faleminderit”.

0
SHPËRNDAJE

messi

Lojtari më i mirë i Copa America ? “Kush unë ? Jo, faleminderit”. Leo Messi pas humbjes në finalen e Copa America kundër Kilit ka refuzuar çmimin e lojtarit më të mirë të turneut. Në përgjigje të këtij veprimi, organizatorët e turneut kanë tërhequr çmimin duke e “zhdukur” nga ceremonia e dorëzimit të trofeut.  Sipas gazetës argjentinase Minotuono, Messit pas humbjes i është komunikuar që ai do premiohej si lojtari më i mirë i kompeticionit. Leo ju përgjigj organizatorëve duke ju thënë se nuk kishte ndërmend të tërhiqte çmimin.

Në atë pikë organizatorët duke mos pasur një plan B, e tërhoqën çmimin duke ja mos dorëzuar atë askujt tjetër. Leo Messi ka pasur një situatë të ngjashme edhe në Kupën e Botës Brazil 2014, ku pasi u zgjodh si lojtari më i mirë i turneut, e tërhoqi me shumë pak dëshirë çmimin si pasojë e humbjes kundër Gjermanisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.