Messi shënon për Argjentinën, Brazili ka harruar shijen e fitores (video)

0
SHPËRNDAJE

Lionel Messi ka qene ai i perhershmi, i kudondodhur dhe nje rrezik i vazhdueshem per porten kundershtare ne ndeshjen Argjentine – Bolivi, te perfunduar me rezultatin 2-0 ku golin e dyte e shenoi nga pika e bardhe e 11-metershit pikerisht ylli i Barcelones. Goli tjeter per skuadren e kaltert u shenua nga Mercado.

Nje ndeshje dramatike kane prodhuar Paraguaji dhe Brazili mes tyre teksa deri dhjete minuta para perfundimit te takimit, vendasit gjendeshin ne avantazh te dy golave te shenuar nga Lezcano dhe Benitez. Por paraguajanet nuk kane rezistuar deri ne fund dhe Ricardo Oliviera dhe Dani Alves i Barcelones kane barazuar ne castet e fundit ne 2-2.

Me kete pike te fituar, Brazili gjendet ne vendin e gjashte qe per momentin do te thote se eshte jashte kualifikimit per ne Boterorin e Rusise, por gjithsesi ka edhe 12 ndeshje keshtu qe eshte shume heret per panik.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.