Messi suprizon Barcelonën dhe fansat e saj

0
SHPËRNDAJE

messiSulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi ka ritheksuar dëshirën e tij të luajë në vendlindje para se të varë këpucët në gozhdë.

Fituesi i “Topit të Artë” ka ritheksuar dëshirën e tij që ta përfundojë karrierën në Argjentinë.

“Është diçka që ende më pëlqen ta bëj. Nuk e di se kur, por është një mundësi”, deklaroi për “El Grafico” në pyetjen rreth mundësisë së rikthimit të tij në Argjentinë.

“Nuk i kam caktuar vetes synime, afatshkurtra dhe afatgjate, por do të më pëlqente të vazhdoj të luaj derisa më lejon trupi dhe përderisa kam çka t’i ofroj ekipit. Kur ta kuptoj se ka ardhur koha, do të marr një vendim”, theksoi ai.

Messi ka shënuar 49 gola për Kombëtaren e Argjentinës, tetë më pak se rekordi i Gabriel Batistutas.

“Dua të fitoj diçka të rëndësishme me Kombëtaren e Argjentinës”, përfundoi ai.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.