Messi urdhëroi Martinon: Tata largoje Mascheranon nga loja (Video)

0
SHPËRNDAJE

Leo Messi duket se është lider edhe tek Argjentina, ashtu si tek Barcelona. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm në fushën e lojës por duket se tani ka filluar të bëjë edhe rolin e trajnerit. Në ndeshjen e fituar ndaj Paraguajit, të martën vonë, “Pleshti” i ka dhënë “urdhër” trajnerit Tata Martino për të larguar nga fusha e lojës mesfushorin Javier Mascherano.

Messi u afrua tek trajneri i tij dhe i tha: “Tata, largoje Mascheranon nga loja”. Menjëherë pas kësaj, trajneri Martino e largoi mesfushorin nga fusha, duke e zëvëndësuar me Gagon. Messi duket se e ka këshilluar mirë trajnerin e tij të Kombëtares, pasi Mascherano ishte i ndëshkuar me karton të verdhë, dhe nëse do të ndeshkohej sërisht atëhere do te humbiste finalen.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.