Mesut Ozil sfidon Barçën

0
SHPËRNDAJE

Champions League/ Barcelona dhe Arsenal do të luajnë aktin e dytë të ndeshjes së tyre pas asaj në Londër. Dy gjigandët europianë të futbollit do të përballen mes tyre për të vendosur se kush do të jetë ajo skuadër që do të kualifikohet për më tej në këtë kompeticion. Katalanasit janë një hap larg kualifikimit pas fitores 0-2 në ndeshjen e parë duke qenë më të avantazhuar, ndërkohë që Arsenal nuk ka se çfarë të humbasë në këtë përballje dhe do të tentojë të bëjë mrekullinë edhe pse duket një mision i pamundur.

Mesut Ozil
Mesut Ozil

Mesfushori i londinezëve, Mesut Ozil ka besim se skuadra e tij do të vërë në vështirësi katalanasit duke i rrezikuar kualifikimin. Ja si u shpreh mesfushori gjerman: “Disavantazhi 2-0 nuk na lë të shpresojmë shumë, por ne do të bëjmë tonën. Do të futemi në ndeshje me qëllimin për t’a fituar dhe të kualifkohemi. Kam besim se do të bëjmë që Barcelona të frikësohet nga ne. Mund t’i mposhtim dhe t’i shokojmë nëse ata nuk janë në ditën e tyre më të mirë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.