Methju Bonifejs firmos në Bullgari

0
SHPËRNDAJE

Methju Bonifejs e ka lënë Shqipërinë dhe tashmë ka gjetur ekipin e tij të ri. Për këtë i është dashur të testohet për një javë dhe ka bindur, çka ka bërë që të nënshkruajë.

Ish-sulmuesi i Trepça ’89 dhe Partizanit do të luajë në kampionatin bullgar, ku është bërë pjesë e PFC Beroe Stara Zagora.

Me të kuqtë ai nuk la asnjë gjurmë, edhe pse u konsiderua një goditje në merkato. Ai u aktivizua në shtatë ndeshje si zëvendësues dhe nuk mundi të shënojë asnjë gol.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.