Meto heroi i Laçit, dorëzohet Bylis

0
SHPËRNDAJE

Laçi – Bylis 3-1

12027635_414539885411960_4569461052259909040_n
Pamje nga ndeshja. FOTO: Info Sport Albania

Golat: Xhejms 9′, Meto 80′ 84’/ Mbella 11′

Laçi: Vujadinoviç, Doku, Çela, Buljan, Sefgjinaj, Gocaj, Mustafa, Veliaj, Meto, Mitraj, Xhejms; Trajner: Armando Cungu.

Bylisi: Mushica, Haliti, Basriu, Diakite, Peposhi, Mbella, Gava, Adenkule, Papa, Pepa, Hoxhaj; Trajner: Agim Canaj.

Laci-Bylis ishte një sfidë e luftuar deri në momentin e golit të dytë nga ana e Agim Metos, më pas Bylisi u hodh në sulm, por u ndëshkua në kundërsulm. Pika e marrë ndaj Tiranës nuk u përsërit sërish për ballshiotët. Ndërkohë që Laci edhe pse në fushë asnjëanëse arriti fitoren e parë në kampionat.

Pjesa e parë
Laci dhe Bylisi janë përballur mes tyre në sfidën e javës së 4-t. Ndeshja është zhvilluar në fushën asnjëanëse të qytetit të Krujës. Golin e parë e shënuan lacianët me anë të Xhejms. Ndërkohë menjëhërë janë përgjigjur ballshiotët me anë të Mbellës duke barazuar shifrat në 1-1. Ndeshja ka duele të forta midis lojtarëve. Bylisi është afruar më shumë avantazhit me një aksion nga e djathta, kur Hoxhaj shërben për Pepën që përballë portës bardhezi godet, por grushton Vujadinovic. Ndërkohë që lacianët mundohen të rrezikojnë portër mike, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetër. Në shifrat e barabarta 1-1 ka përfunduar dhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë
Gjithcka nis më mirë për Lacin, tek sa një herë Xhejms më pas Mustafa kanë shanse pas këndoreve të shënojnë, por janë të pafat. Bylis kërkon të kundërsulmoj duke shfrytëzuar shpejtësin e Hoxhajt dhe Mbellës. Si pasojë e kalimit të minutave dhe temperaturave të larta, ritmet e ndeshjes bien ndjeshëm për disa minuta. Ndërkohë që minutën e 67 Bylisi zgjon ndeshjen nga gjumi pas një kundërsulmi. Pema shërben për Mbellën që godet fuqisëhm me të djathtën, grushton Vujadinovic duke larguar rrezikun nga portën e tij. Cungu aktivizon Shetën duke larguar Sefgjinajn, ky zëvëndësim sposton Celën nga qendra në të majtë të mbrojtjes. Ndërsa Mbella i dëmtuar ia lë vendin Hyshmerit në krahun e djathtë të mesfushës. Ndërkohë që edhe Aldo Mitraj ia lë vendin Nimanit. Laci kërkon të freskoj sulmin. Në minutën e 73 Mustafa i ka të gjitha shanset për të shënuar. Por Mushica pret bukur një gjuatje të rrezikshme brenda zonës së rresptësisë. Canaj largon Papën dhe aktivizon Mucajn për të forcuar mesfushën. Cungu luan edhe kartën e fundit, largon Mustafën dhe aktivizon Krujën. Laci shënon në minutën e 80, është Agim Meto që me kokë godet brenda zonës dhe kalon në avantazh Lacin. Në minutën e 84 kundërsulm i Lacit Xhejms pason për Meton që me të majtën në një gjuajtje diagonal shënon golin e sigurisë për Lacin, 3-1. Në këto shifrat mbyllet edhe sfida.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.