Mevlan Murati ndryshon skuadër

0
SHPËRNDAJE

10426195_1536736316595292_4868022634415953274_n
Mevlan Murati – Shkëndija

Ka lënë me mirëkuptim Shkëndijën e Tetovës ish-mbrojtësi i talentuar i Partizanit dhe ekipit Kombëtar të Shpresave të Shqipërisë, Mevlan Murati, për t’ju bashkuar një tjetër ekipi shqiptar, atij të Shkupit nga lagja Çair, që më parë quhej Slloga Jugomagnat.

Ka qenë vetë klubi tetovar që e ka bërë të ditur këtë lëvizje por njëkohësisht siguron që Murati do të rikthehet shpejt në Tetovë dhe se po i jepet Shkupit vetëm në formën e huazimit.

Kjo lëvizje do ti shërbejë si ekipit të Shkupit që është rikrijuar kohët e fundit pas shuarjes së paradokohëve, por edhe për të mirën e vetë lojtarit që tashmë do të ketë më shumë hapësira për tu aktivizuar. Vitin e kaluar Murati luajti vetëm 14 ndeshje pasi vuajti nga një lëndim si dhe në skuadër pati konkurrencë të madhe në repartin mbrojtës.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.