Mevlan Murati, tani zyrtarisht i FYROM-it

0
SHPËRNDAJE

mevlan murati fyrom u-21 kunder ukraines
Murati në takimin FYROM – Ukrainë

Zyrtare dhe përtej çdo dyshimi, Mevlan Murati që tani e tutje i përket FYROM-it, pasi debutoi të shtunën me ngjyrat e kësaj përfaqësueseje të moshës U-21 kundër Ukrainës, ndeshje zyrtare për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.

Kur themi i përket FYROM-it, nënkuptojmë aspektin sportivo-statistikor pasi nuk duam të hapim debate me tematikën e atdhedashurisë apo patriotizmit pasi do të ishte një temë krejt tjetër dhe e konsumuar me dhjetëra herë.

Murati nuk është i pari ndërsa shpresojmë të jetë i fundit shqiptar që zgjedh të garojë për një shtet tjetër. Vetëm dy ditë më parë debutoi për Danimarkën Riza Durmisi, për më tepër kundër Shqiperise, e tani Murati që vesh një ditë më vonë fanellën maqedone.

Për shkak të këtij debutimi, statistikat dhe arritjet sportive të Muratit që zotëronte shtetësinë shqiptare, tani e tutje do të llogariten për llogari të FYROM-it dhe jo më të Shqipërisë. Nuk na mbetet tjetër vetëm ti urojmë: Mirëmbetsh Mevlan!

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.