Mezani: Duhet të jemi të vëmëndshëm dhe më të përqëndruar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani, pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, e kënaq pika e fituar përballë Partizanit, megjithatë, trajneri i Flamurtarit u “tërheq” sërish veshin futbollistëve të tij për mungesën e përqendrimit në momente të caktuara të lojës.

“Kam pak keqardhje për mënyrën si shkoi loja në përgjithësi. Pësuam gol kur ishim duke luajtur mirë, prandaj duhet të jemi më të përqendruar. Skuadra duhet të jetë e vëmendshme gjatë gjithë kohës, pasi ndëshkohemi shumë lehtë. Kundërshtari u tregua i aftë të konkretizonte, ndryshe nga ne. Ndaj, them se duhet të jemi të kënaqur me barazimin.

Mendoj se si në ndeshjen paraardhëse edhe sot jemi përmirësuar në goditjet standarde. U kërkoj përherë lojtarëve përqendrim maksimal, pasi e dija që sot do të fitonte sot ai që do ishte më i përqendruar. Ekipe me lojtarë të shpejtë si Partizani, Kukësi, Tirana apo Skënderbeu nuk të falin në raste të tilla, Prandaj duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u përmirësuar në këtë drejtim”.

Ndeshja? “Sigurisht që u futëm në lojë për të fituar. Jo vetëm në fillim të ndeshjes, por edhe pas pushimit kur ishim në disavantazh kishim besim për ta kthyer lojën në favorin tonë. Po kalojmë një moment të mirë, por më duhet të jem i kënaqur edhe me barazimin, pasi u gjendëm poshtë qysh herët. Më kënaq reagimi i skuadrës”.

Busiç? “Në pjesën e parë, Danilo Alves dhe Galiç rrinin hapur dhe nuk e mbështesnin dot sulmuesin Busiç. Më pas ia afrova sulmuesin Alves dhe loja e tij u përmirësua. Tomislav është një nga lojtarët më në formë që kemi për momentin, pasi pjesa tjetër është e dëmtuar”.

Ndeshja me Kukësin? “Korabi mori pikë sot në Kukës? Duhet ta harrojmë ndeshjen në Kukës. Si arbitrat ashtu edhe lojtarët duhet të jenë në nivelin maksimal, pasi jemi në Superligë. Megjithatë nuk kam ndërmend të flas më për gjyqtarët. Nëse ne nuk jemi kampionë, le ta fitojë kush ta fitojë. Nuk kam asgjë me Kukësin”.

Merkato në dalje? “Me sa di unë, Shkodra, Galiç dhe të tjerë janë nën kontratë dhe mendoj se duhet t’i mbajmë edhe për sezonin tjetër. Unë nuk kam dëgjuar për interesim nga klubet e tjera. Edhe Alves është shumë i kënaqur këtu. Lëvizja mund t’i takojë të ardhmes, por kurrsesi tani afër”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.