Mezani: Falënderoj lojtarët, bëmë një lojë mjaft të mirë

0
SHPËRNDAJE

gentian-mezaniGentian Mezani, trajneri i Flamurtarit, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Alban Xhihani, u shpreh se ekipi i tij zhvilloi një lojë mjaft të mirë dhe për këtë fakt falënderon lojtarët e tij.

Falenderova lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe po e bëj edhe tani. Bëmë një lojë mjaft të mirë”.

“Po të ishim në kushte më të mira, nuk do të me vinte radha. Do ishte një trajner tjetër me eksperiencë. Mua më erdhi momenti dhe jam i kënaqur. Çdo trajner do donte të ishte këtu.

Problemet? Do ishte mëkat nëse një Flamurtar i tillë do penalizohej”.

“Kjo skuadër nuk e meriton këtë pozicion. Sot e vërtetuam. Kemi lojtarë shumë të mirë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.