Mezani: I druhesha këtij takimi, por skuadra neglizhoi

0
SHPËRNDAJE

 

Trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani, pas ndeshjes me Besëlidhjen, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u shpreh se ai personalisht i druhej këtij takimi, ndërsa theksoi se skuadra e tij neglizhoi.

“I druhesha këtij takimi, por skuadra ka neglizhuar në fillimin e çdo pjese. Është e pamundur të bëhen gabime të tilla, jam shumë i zhgënjyer.

E kisha me frikë këtë ndeshje, pasi ndoshta ka ndikuar fakti që përballeshim me një skuadër të Kategorisë së Parë dhe skuadra nuk m’u duk e përqendruar.”

“Unë dua të shoh karakter tani e tutje, sepse është e papranueshme që të humbasim në mënyrë të tillë, sidomos në fushën tonë. Mendoj se duhet të jetë një mësim i mirë për ne, duke nisur nga stafi dhe deri te lojtarët, sepse çdo ndeshje duhet trajtuar me përqëndrim të njëjtë si në ndeshje me skuadrat kryesuese në Superiore.”

“Duhet të mendojmë edhe për ndeshjet e kampionatit, por nuk është justifikim. Në kthim duhet të tregojmë karakter dhe të reagojmë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani. /minuta90.com/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.