Mezani: Ishte ndeshje e vështirë, por kemi karakter sulmues

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gentian-mezani-supersportGentian Mezani, trajneri i Flamurtarit, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Blendi Resnja, mendon se ekipi i tij ka ende punë për të bërë, pasi në ndeshjen e sotme, edhe pse fitoi ndaj Tiranës, e bëri me karakter dhe me më pak cilësi loje, por gjithashtu theksoi se është i kënaqur me kontingjentin që kishte.

“Fitorja ndaj Tiranës? Për ne ishte ndeshje e vështirë dhe e kishim vlerësuar maksimalisht. E dinim që Tirana vinte pas rezultateve të mira, e kemi studiuar dhe jemi munduar të bëjmë më të mirën. E dija që karakteri dhe cilësitë e lojtarëve do më ndihmonin, do të më jepnin një lojë të kënaqshme dhe nhë rezultat pozitiv.”

“Ndryshimet e pozicioneve të lojtarëve? Për këtë jam i kënaqur se kam në organikë lojtarë që mund të luajnë në shumë pozicione, janë lojtarë që luajnë, nuk do të thosha vetëm Alves, por edhe Shehaj, pasi me daljen e mesfushorit Kuqi, ai u soll mjaft mirë edhe pse në një pozicion që nuk ishte i tij”.

“Pasiguri në goditjet standarde? Është e vërtetë që po pësojmë gola nga goditje standarde. Të jeni të bindur që kam kërkuar përqendrim sidomos në këtë aspekt, pasi jemi shumë tolerantë në zonë. E kam thënë që një mbrojtës duhet  të jetë agresiv. Gabim tjetër është se presim topin të na bjerë në kokë, duhet ta sulmojmë”.

“Merkatoja e janarit? Për momentin po mundohemi të nxjerrim rezultate me këto lojtarë dhe ai është diskutim tjetër. Mendoj që diçka do preket, por duhet parë më mbrapa. Për momentin, me këta lojtarë jam shumë i kënaqur sepse jam ne gjendje t’i vë në pozicione të ndryshme dhe më japin maksimumin aty”.

“Unë kam karakter sulmues, më pëlqen të jem gjithmonë në sulm, por kjo nuk do të thotë që do fitojmë gjithmonë, duhet të jemi me këmbë në tokë. Por dëshira është të luaj në sulm me shumë sulmues pasi mendoj se në Shqipëri, me sa më shumë sulmues të luash, aq më shumë vë nën trysni mbrojtësit kundërshtarë. Unë kam këtë mënyrë loje, edhe pse ndonjëherë do ndryshojmë. Sigurisht, sot treguam karakter, por jo lojën e bukur të ndeshjeve të tjera”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.