Mezani: Më vjen keq, u ndëshkuam në momentin më të mirë

0
SHPËRNDAJE

gentian-mezaniTrajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Gjergji Xharo, u duk tejet i mërzitur, pasi u shpreh se ndjen keqardhje për këtë humbje, teksa ndihet edhe i pafat.

Më vjen keq që u ndëshkuam në momentin më të mirë. E dija që vetëm në atë mënyrë mund të pësonim, dhe pikëisht nga ai lojtar. I kënaqur me lojën në pjesën e parë. Edhe ne pjesën e dytë luajtëm mirë. Na mungoi pak grinta dhe fati para portës. Nuk mund të dalim kundër fatit. Nëse do shënohej ajo shtyllë, foishte ndryshe”.

“Nëse do kishim edhe lojtarët e tjerë do kishim zëvendësime më të mira. Fazliu është lojtar i shpejt, i rrezikshëm. Nuk duhet të kapemi pas kësaj. Ndjej keqardhje pasi nuk ishte e merituar.”

“Goli i pësuar? Dhe në Gjirokastër e pësuam thuajse njëjtë. U kam thënë mbrojtësve, duhet më shumë përqëndrim dhe të kombinojnë veprimet e tyre. Veliu po luan me shpatull të dëmtuar dhe nuk jep dot 100% në goditjet standarte.”

“Nuk flas për problemet, vetëm për ndeshjen. Hymë në fushë për të fituar, patëm dëshirë. Ekipi harron gjithçka kur hyn në fushë, sidomod në kushtet ku jemi ne duke u renditur poshtë. Edhe në stërvitje nuk shoh neglizhim. Këta djem janë të mrekullueshëm dhe profesionistë të vërtetë,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.