Mezani: Na penalizoi mungesa e përqëndrimit, humbëm pikë të çmuara

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani, në prononcimin e tij për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se na penalizoi mungesa e përqëndrimit, dhe se vlonjatët humbën pikë të çmuara.

“Sërish na penalizon mungesa e përqendrimit. Kjo na ka ndodhur që me ndeshjen me Skënderbeun dhe sërish sot kemi humbur pikë të çmuara.”

“Patëm shumë raste për të shënuar golin e dytë dhe mund të kishim fituar me lehtësi, ndërsa në fund e humbëm qetësinë dhe nuk patëm përqendrimin e duhur.”

“Ishte një ndeshje që nuk duhej ta humbnim, duke parë si shkoi ndeshja Vllaznia-Flamurtari. Nuk duhet të humbasim ndeshje të tilla, sepse na duhen pikë për të dalë nga situata ku ndodhemi.”

Mbrojtja bën gabime? “Nuk mendoj se në qendër kemi probleme, kam besim te lojtarët që po luajnë, por na mungon Berisha, i dëmtuar, si dhe sapo ka ardhur një mbrojtës brazilian si Mauricio Leal, i cili nuk mund të luajë titullar që tani. Gjithashtu, kemi edhe mbrojtësin Beqaj në të djathtë të mbrojtjes, i dëmtuar, ndaj kemi bërë shumë ndryshime në skuadër.

Më vjen keq, sepse ai gol në shtesë nuk mund të pësohet, duhej treguar kujdes dhe maturi”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.