Mezani: Nuk ishim në maksimumin tonë, por jam i kënaqur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gentian-mezaniTrajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, u shpreh se ekipi i tij nuk ishte në 100%, por theksoi se është i kënaqur.

“Më të rëndësishmet në këtë moment për ne janë pikët. Nëse fitorja shoqërohet me lojë të bukur është edhe më mirë. 

Gjithsesi, sot nuk kemi qenë në maksimumin tonë. Kjo ndoshta edhe për shkak të motit, sepse ka qenë shumë ftohtë dhe në këto kushte nuk mund të luash në maksimumin tënd.

Por, jam i kënaqur nga fitorja, pa diskutim. Gjithsesi, na buzëqeshi fati. Thjesht duhet të tregohemi edhe më shumë agresivë në mbrojtje.

Më pëlqeu edhe fakti që reaguam siç duhet në pjesën e dytë. Ky është futbolli, duhet edhe fat.

Nuk e njihte Magani Flamurtarin? Jo nuk do ta thoja këtë. Ai e njeh shumë mirë ekipin e Flamurtarit, sepse punoi shumë mirë. Ne po japim maksimumin tonë dhe do mundohemi të rrisim ndjeshëm lojën tonë.

Ne kemi edhe cilësi individuale përpos faktit që luajmë si grup. 

Nuk mendoj se sot në këtë fitore ndikoi lajmi se lojtarët kanë marrë rrogat, sepse ne kemi punuar si profesionistë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Do kthehet Busiç? Kjo u takon drejtuesve. Unë shpresoj të kthehet, sepse është i nevojshëm për Flamurtarin”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Flamurtarit, Gentian Mezani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.