Mici prapaktheu, kontratë “force” me Kukësin

0
SHPËRNDAJE

Gledi Mici
Gledi Mici

Eshtë lojtari që po lakohet më së shumti në merkaton verore. Por duket se situata e tij nuk është aq e qetë. Gledi Mici, duke menduar se ka përfunduar kontratën e tij me skuadrën e Kukësit, ka nisur negociatat me ekipet e Skënderbeut në fillim e më pas Partizanit.

Flitet madje se me të kuqtë edhe ka firmosur, por minuta90.com ka zbuluar në mënyrë ekskluzive se në kontratën e Micit me Kukësin fshihet një mister. Lojtari është “mashtruar” nga drejtuesit kuksianë.

Të paktën kështu mendon dhe shprehet vetë lojtari në ambjentet të afërta të tij. Pretendohet se Micit i është ndryshuar kontrata, të paktën njëra fletë ku shkruhet afatgjatësia e saj.

Tashmë duket se Mici nuk mund të shkëputet kollaj nga Kukësi. Mund të ketë edhe një dërgim të cështjes në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.