Migjen Basha pranë Frosinones

0
SHPËRNDAJE
Loading...

migjen basha

Pas katër vitesh të kaluara si protagonist me fanellën e Torinos, nga Seria B dhe më pas me kalimin në Serie A, Migjen Basha ka qenë një nga pikat kyçe të Torinos së Venturas. Në kampionatin e fundit lotari i kombëtares sonë ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje, kjo edhe për shkak të dëmtimeve, dhe në fund të këtij kampionati Torino preferoi mos t’ia rinovonte kontratën. Mesfushori është aktualisht pa skuadër dhe pret oferta nga skuadrat e interesuara për të. Frosinone është shumë e interesuar për lojtarin, ekip me të cilin ka luajtur edhe më parë gjatë sezonit 2008/2009 para se të kalonte te Atalanta.

Basha duket i interesuar për destinacionin e ri dhe i pëlqen të jetë pjesë e skuadrës në vitin e parë të rikthimit në Serie A. Kontaktet mes palëve vazhdojnë, në ditët e ardhshme priten të reja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.