Mihajlovic: “Dua Kupën e Italisë. Do të shihni një Milan të bukur”

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Milanit Sinisa Mihajlovic ka folur sot në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Perugias, që do të luhet të hënën në orën 21: “Duam të bëjmë një paraqitje të mirë dhe jo vetëm të fitojmë. Do të hedh në fushë 11-shen më të mirë pasi duam ta fitojmë Kupën e Italisë. Loja e bukur është në ADN tonë por nuk më pëlqejnë fintet e kota, dua një skuadër agresive dhe që gabon pak. Jam i kënaqur me punën e zhvilluar deri tani dhe po fillojmë të shohim frytet e para në organizimin dhe mentalitetin e skuadrës.”

sinisa

“Kam respekt për Perugian , do të jetë një betejë por nëse luajmë ashtu siç dimë, vetëm fitorja do të na kënaqë. Në qendër të mbrojtjes do të luajnë Rodrigo Ely dhe Alessio Romagnoli, kam thirrur edhe Menez dhe shpresoj që ti jap mundësinë të luajë për rreth 20-30 minuta. Me presidentin Berlusconi kam një raport shumë të mirë, flasim shpesh në telefon dhe i kemi thënë njëri tjetrit ato që duhej ti thonim” – përfundoi tekniku i kuqezinjve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.