Mihajlovic : Dua të shoh progres kundër Realit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

sinisa mihajlovic

 

Milani i Sinisa Mihajlovic do të luajë ditën e nesërme kundër Realit të Madridit në orën 14:00. Trajneri i kuqezinjve ka folur sot në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen: “ Na bëhet qefi që janë të pranishëm shumë tifozë. Objektivi ishte që të paraqiteshim mirë dhe nesër shpresojmë ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Është e rëndësishme që Milani të rikthehet midis skuadrave më të mira në Europë. Do jetë e vështirë por nesër do provojmë të fitojmë, vapa është e njëjtë për të gjithë dhe tashmë jemi mësuar. Do kërkojmë gjithmonë që të bëjmë lojën tone, pavarësisht kundërshtarit që do të kemi përballë. Nesër pres të shikoj një rritje nga e gjithë skuadra pasi duhet të konfirmojmë progresin e bërë deri më tani. Pavarësisht Realit që është një skuadër e madhe, ne duhet të provojmë gjithnjë të fitojmë”. – u shpreh tekniku milanist.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.