Mihajloviç i nervozuar, ja ç’thotë pas Milan-Perugia

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në fund të takimit të kupës së Italisë, Milan-Perugia, trajneri i kuqezinjve Sinisa Mihajloviç është shfaqur disi i nervozuar me tifozët vendas të cilët kanë fishkëlluar ekipin në fund të takimit, sidomos kur topin e kishte Alessio Çerçi. Për mikrofonët e Rai Sport, ai është shprehur kështu:

“Kemi bërë paraqitje të mirë por pasi e çuam rezulatin në 2-0 kemi lëshuar në lojë dhe kjo nuk më pëlqen, pasi duhet të japim maksimumin gjatë gjithë kohës. Një gjë negative: nuk e kuptoj dot se si tifozët arrijnë të fishkëllejnë një lojtar të Milanit. Ata që vijnë, të vijnë të na mbështesin. Është e papranueshme, lojtarët japin gjithçka për fanellën”.

“Ely dhe Romagnoli janë paraqitur mirë dhe kanë qënë të përqendruar. Ishte provë e mirë në përgjithësi por duhej ta thellonim fitoren 2-0. Ibra? Flas vetëm për lojtaret e mi. E di klubi çfarë duhet bërë. Me Fiorentinën (në javën e parë të kampionatit) na pret një ndeshje e vështirë”.

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.