Mihajlovic : Ibra ? Nuk e di a paguan dot biletën e avionit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

sinisa mihajlovic

Trajneri i Milanit Sinisa Mihajlovic ka folur sot për mediat në konferencën që paraprin derbin e parë për këtë sezon, edhe pse bëhet fjalë për një miqësore : “Romagnoli do të vijë te ne nëse Roma pranon ofertën tonë për ta lënë të lirë lojtarin. Ibra ? Nuk e di a ka mundësi të paguajë biletën e avionit për të ardhur në Milano. I lëmë mënjanë shakatë, kemi një skuadër të madhe pavarësisht lojtarëve të rinj që mund të vijnë.”

Tekniku i kuqezinjve foli edhe për derbin kundër Interit : “Është derbi im i parë në pankinën e Milanit dhe do më pëlqente të filloja të mësohesha me fitoret kundër Interit. Pres përmirësime në të gjitha aspektet : teknik, taktik, fizik dhe karakter. Është e vërtetë që mungon ende një muaj nga fillimi i kampionatit por po stërvitemi mirë. Unë them gjithmonë që derbit nuk luhen, derbit fitohen. Do përpiqemi ta bëjmë menjëherë edhe pse nuk do të jetë e lehtë por ne jemi Milani dhe duhet të luajmë gjithmonë për të fituar.” – u shpreh Mihajlovic.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.