Mihajlovic: Nëse do të pësonim sërisht, do të varja dikë në mur

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Trajneri i Milan, Sinisa Mihajlovic, nuk ka qënë i kënaqur me paraqitjen e të tijve në ndeshjen kundër Palermos, pavarësisht rezultatit pozitiv që kuqezinjtë morën. Sipas trajnerit serb atë e kënaq vetëm fitorja, pasi loja kishte difekte. Ja si u shpreh ai pas ndeshjes:
image
Fituam një ndeshje, por nuk arritëm të bëjmë një lojë të mirë. Nuk jam i kënaqur nga loja, por vetëm nga pikët që morëm. Në pjesën e parë Palermo nuk bëri thuajse asgjë, dhe ishim ne vetë ata që i dhuruam golin atyre. Duhet të jemi shumë këmbëngulës në momentin që na jepet mundësia për të mbyllur ndeshjen. Berlusconi na komplimentoi, dhe ky ëehtë një tjetër Milan nga ai i 3 javëve deri tani. Duhet përmirësohemi ende, por me rritjen e lojës deri tani jam i kënaqur”.

Përsa i përket sulmuesit Bacca, trajneri serb u shpreh: “Është një sulmues i madh dhe ne jemi me fat që e kemi. Nuk e kuptoj se çfarë donte të bënte tek rasti që tentoi të shënonte me një “Rabbona” teksa ndeshja ishte ende në 1-1. Nësë do të pësonim gol në atë kundërsulm, do të kryqëzoja dikë në murë, ju betohem”,- ishin fjalët e trajnerit Sinisa Milhajlovic.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.