Mikel Canka ka një dedikim për golat

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Ekipi i Luftëtarit e nisi mjaft mirë edicionin e ri të Kategorisë së Parë teksa mposhti ekipin e Dinamos me rezultatin 2-0 në ndeshjen premierë të sezonit të ri. Heroi i gjitokastritëve ishte lushnjari Mikel Canka, i cili realizoi një dopietë në ndeshjen e tij të parë zyrtare me ekipin e ri. Sulmuesi ka treguar edhe njëherë së këtë kategori nuk njeh rivalë për të shënuar, por gjithashtu ai ka një dedikim për golat. Ja fjalët e Cankës pas ndeshjes:

“Bëmë një lojë të mirë dhe e nisëm me fitore sezonin. Shënova dy gola, por nuk i bëra i vetëm por falë skuadrës. Golat i dedikohen stafit teknik, shokëve të ekipit dhe tifozëve gjirokastritë”.- u shpreh Canka. Luftëtari këtë sezon synon rikthimin mes më të mirëve në Superligë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.