Milaim Rama: Tani kuqezinjtë nuk refuzohen

0
SHPËRNDAJE

Milaim Rama është futbollisti i parë shqiptar i përfaqësueses zvicerane. Ish-sulmuesi nga Vitia e Kosovës ka qenë pjesë e Kombëtares helvete në vitet 2003-2004, duke u aktivizuar në shtatë ndeshje. 39-vjeçari ka bërë një karrierë të pasur në Zvicër,
por edhe Gjermani.

Milaim Rama
Milaim Rama

Në një bisedë për portalin “albinfo.ch”, Rama thekson ndër të tjera se Shqipëria aktuale nuk mund të refuzohet nga askush: “Të luash për Shqipërinë është absolutisht një privilegj, cilësia e ekipit kombëtar sot është në një nivel të lartë të futbollit europian”,shprehet fillimisht ish-sulmuesi i Thunit.

“Një futbollist profesionist, para se të vendosë, duhet t’a ndiejë në shpirt se kë dëshiron ta përfaqësojë. Jam i bindur se çdo shqiptar që përfaqëson një kombëtare të huaj e ndien veten krenar se po e përfaqëson kombin e tij, pavarësisht se luan me një shtet tjetër. Por sot ka ardhur koha që asnjë lojtar nuk duhet të ketë më dilema se për kë të luajë.”

Milaim Rama
Milaim Rama

“Emocionet që të jep Kombëtarja e kombit tënd nuk t’i japë dot një vend tjetër. Unë mund ta lidh këtë me veten, kur në vitin 2003 kam qenë i angazhuar me Zvicrën dhe në Gjenevë është luajtur ndeshja kundër Shqipërisë, që përfundoi 3-2. Kur këndohet himni, ke një ndjenjë që nuk përshkruhet dot me fjalë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.