Milan Basrak, sulmuesi serb është pjesë e Partizanit sipas mediave italiane

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Milan Basrak, sulmuesi serb që po stërvitet prej ditësh te Partizani, do të jetë pjesë e të kuqve, të paktën sikurse shkruan “tuttomercatoweb.com”.

22-vjeçari që ka qenë pjesë e Katanzaros ka kaluar një periudhë prove te Partizani dhe pritej që me hapjen e merkatos të zyrtarizohej pjesë e ekipit, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Duket se të kuqtë po “flenë”, gjë që vihet re edhe në postimet e bëra në faqen zyrtare në “Facebook”, ku as postimet e zakonshme për përgatitjet nuk po bëhen më që prej 30 qershorit.

Tashmë nga Italia vjen lajmi se praktikisht sulmuesi është pjesë e të kuqve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU