Milan braktiset nga ADIDAS-i

0
SHPËRNDAJE

Seria A/ Që prej vitit 1998 Milani dhe kompania gjermane e veshjeve sportive, Adidas, bashkëpunojnë mes tyre, por këtë verë do të përfundojë kjo “dashuri”.

“Gazetta dello Sport” raporton se është Adidas ajo që e ndërpret kontratën me kuqezinjtë. Mes palëve kishte një marrëveshje që zgjaste deri në vitin 2023.

Milani me Adidas

Ndërkohë që kanë dalë edhe emrat e dy kompanive të tjera që mund të bëhen sponsori i ri teknik i Milanit: New Balance, ose Under Armor, të dyja këto kompani amerikane.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU