Milan / Edhe Abiati rikthehet në familjen kuq e zi

0
SHPËRNDAJE
loading...

Seria A / Milani i ri po fillon nga legjendat. Pas rikthimit të Xhenaro Gatuzos si trajner i Primaverës, drejtuesit e rinj të klubit kuqezi kanë rikthyer edhe një tjetër ish – lojtar në ekip. Bëhet fjalë për Kristian Abiatin, i cili tani është larguar nga futbolli i luajtur, por tani do të marrë një detyrë tjetër.

Ish-portieri që luajti për 15 sezone te Milani, tani do të jetë menaxheri i skuadrës që i kushtoi thuajse tërë karrierën e tij. Mesa duket drejtuesit e rinj e kanë kuptuar se për të patur sukses duhet te ketë edhe njerëz që e e duan klubin kuqezi.

Menaxheri i ri do të ketë detyrën të merret me organizimin e klubit, si edhe të mbajë marrëdhënien e komunimikit mes lojtarëve e drejteuesve për çdo gjë që mund të kenë dhe duket se zgjedhja e Fasones ka qenë e goditur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU