Milan fillon merkaton, kërkon lojtarin e Real Madrid

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Skuadra e Milan duket se po mendon seriozisht për sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë kanë filluar të lëvizin për merkaton teksa janë vënë në kerkim të lojtarëve ku do të bazohen për të rindërtuar një ekip të konsoliduar. Një prej emrave që dalin në skenë është edhe ai i mesfushorit brazilian, Lucas Silva, i cili po kalon momente të vështira që prej transferimit të tij në Real Madrid në janar të vitit 2015.

Lucas Silva me fanellën e Real Madrid
Lucas Silva me fanellën e Real Madrid

Ai po ashtu po kalon momente të vështira edhe në Marseille, tek e cila skuadër është e huazuar kate edicion. Marseille dhe Real Madrid nuk e duan më dhe për të tashmë po mendon Milan, skuadër e cila ka nevojë për një mesfushorë të tillë, shkruan Calciomercato.com. Milan nuk dëshiron transferimin e tij, por vetëm huazim me të drejtë të blerjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.