Milan gati të “shpërthejë” në merkato

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ilkay Gundogan
Ilkay Gundogan
Serie A/ Milani duket se nuk dëshiron të ndalet në këtë merkato. Presidenti Silvio Berlusconi i ka idetë e qarta tashmë, pasi nëse do të arrish rezultate duhet të investosh. Pasi ka “blinduar” vijën e sulmit duke bërë një punë mjaft të mirë me transferimin e tre lojtarëve mjaft cilësorë si Bacca, Luiz Adriano dhe Bertolaci, tani Adriano Galliani ka hedhur vështrimin drejt mesfushorit të Borusia Dortmund, Ilkay Gundogan. Lojtari turko-gjerman është shprehur se do të largohet nga Dortmundi këtë sezon, dhe ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, por mesfushori ende nuk ka zgjedhur se ku do të transferohet. Duke parë këtë situatë, drejtuesit kuqezi duan të përfitojnë dhe të marrin në ekip lojtarin, por për të arritur tek Gundogan duhen të paktën 25 milion euro.
Alessio Romagnoli
Alessio Romagnoli

Milani duket se është pranë edhe transferimit të mbrojtësit të Sampdorias, Alessio Romagnoli. 20 vjeçari në sezonin e kaluar ka qënë nën urdhërat e trajneri Mihajloviç, dhe tashmë tekniku serb e dëshiron sërisht në ekip italianin në skuadër. Për Romagnolin, kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë deri në 18 milion euro.

Zlatan Ibrahimoviç
Zlatan Ibrahimoviç
Përsa i përket çështjes së rikthimin të Ibrahimoviç, duket se Galliani po bën ç’të jetë e mundur për t’a riveshur kuqezi sërisht Ibrën. Administratori i deleguar i Milanit duket se ditët e fundit ka menduar të bëjë edhe një shkëmbim lojtarësh me PSG-në, në mënyrë që këta të fundit të lënë të lirë sulmuesin suedez. Kuqezinjtë janë të gatshëm të ofrojnë talentin e tyre maroken, Mastour, për të marrë shërbimet e Zlatanit. Një lëvizje e papritur kjo, por që tregon interesin e madh që ka Milani për ish lojtarin e saj Zlatan Ibrahimoviç.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.