Milan, gati trajneri i ri dhe një rikthim i bujshëm

0
SHPËRNDAJE

Manuel Pellegrini
Manuel Pellegrini

Serie A/ Dështimi në sezonin e fundit duket se i ka bërë më të ndërgjeshëm drejtuesit e skuadrës së Milanit. Ata kanë filluar nga puna për të formuar ekipin për sezonin e ri, teksa çdo gjë pritet të fillojë nga pankina.

Trajneri që është pranë pankinës së kuqezinjve është Manuel Pellegrini. Kilieni është takuar në Milano me disa nga drejtuesit më të lartë të kuqezinjve dhe gjasat janë që ai të marrë drejtimin e Milan për sezonin e ardhshëm.

Alexandre Pato me fanellën e Milan
Alexandre Pato me fanellën e Milan

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por lajmer që dalin nga mediat italiane flasin për këtë lëvizje. Ndërkohë një tjetër lëvizje e drejtuesve kuqezinj mund të jetë edhe rikthimi i një futbollisti mjaft të dashur për tifozët.

Bëhet fjalë për Alexandre Paton, i cili duket se është pranë një rikthimi tek skuadra e tij që e promovoi në futbollin europian. Pas një gjysëm sezoni të dështuar si i huazuar tek Chelsea, braziliani mund të rikthehet tek Milan ku e presin me krahë hapur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.