Milan, gati transferimi i Juraj Kucka

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSerie A/ Milan duket se ka mbyllur marrëveshjen me ekipin e Genovas për transferimin e mesfushorit Juraj Kucka. Pasi dështoi të transferojë Sorianon nga Sampdoria, tashme duket se Kucka do të jetë lojtari që do të përforcojë mesfushën kuqezi. Ai është afruar në Serie A qysh në vitin 2011 dhe tani është gati për një aventurë me një ekip si Milan. Sllovaku ka qënë edhe më parë një objektiv i kuqezinjve që tashmë drejtohet nga Mihajlovic, por atë që nuk kanë bërë në sezonet e kaluara duket se drejtuesit e “Djallit” e kanë bërë tani. Klubet kanë arritur nje akord mes tyre dhe brënda pak ditëve lojtari pritet të kompletojë transferimin tek klubi legjendar italian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.