Milan gjen pasuesin e Donnarummas

0
SHPËRNDAJE
loading...

Seria A / E ardhmja e Gianluigi Donnarumma duket se është larg Milanit. Portieri italian ka kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2018, por deri tani ka hezituar që ta vazhdojë bashkëpunimin.

Kjo ka shtuar zërat se “gardiani” i Italisë gjatë kësaj vere do të bëhet me skuadër të re. Duke e parë këtë situatë, gjiganti italian tashmë ka gjetur portierin e ri, nëse Donnarumma largohet përfundimisht.

Sipas Calciomercato.com, Milani po mendon që të transferojë portierin e Bayer Leverkusenit dhe Gjermanisë, Bernd Leno.

25-vjeçari është pjesë e skuadrës gjermane nga viti 2011, kur ishte transferuar nga Stuttgart. Ai me Leverkusenin deri tani ka zhvilluar 200 ndeshje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU