Milan goditet nga dëmtimet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSerie A/ Probleme në dukje për ekipin e Milanit. Teksa dukej se çdo gjë po shkonte mirë për ekipin kuqezi, tashmë trajneri Mihajloviç duhet të mendojë edhe për demitmet. I pari është sulmuesi Niang, i cili ka pësuar një dëmtim disi të rëndë që mund t’a lërë për një periudhë të gjatë jashtë fushave të blerta.
image
Gjithashtu një tjetër problem ka patur edhe kapiteni i ekipit kuqezi Rikardo Montolivo. Gjatë ndeshjes Tottenham-Milan, për trofeun “Audi Cup”, mesfushori italian pësoi një dëmtim në kokë, dhe për këtë gjë u shtrua edhe në spital për të kryer vizitat e nevojshme. Kapiteni milanist ende nuk dihet se kur do të kthehet në fushënne lojës, por dëmtimi i tij nuk duket edhe aq serioz.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.