Milan – Juventus, ja formacionet e mundshme për finalen e Kupës

0
SHPËRNDAJE

imageDo të diskutohet mbrëmjen e sotme trofeu i Kupës së Italisë ku në finale janë dy ekipe si Juventus dhe Milan. Skuadra bardhezi luan për prestigj teksa dëshiron të shtojë trofetë e fituar këtë sezon pas Superkupës dhe Kampionatit, ndërsa skuadra kuqezi luan një ndeshje për të shpëtuar sezonin.

Fitimi i Kupës nga ana e Milan do të thoshte kualifikim për në Europa League, duke shmangur një tjetër vit jashtë Europës për një skuadër legjendare si kuqezinjtë. Ndërkohë mediat italiane kanë zbuluar edhe formacionet e mundshme, ku duket se Juventus do të bëjë disa ndryshime në prapavijë, ndërsa Milan hedh në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.

MILAN (4-3-3) – Donnarumma, Calabria, Zapata, Romagnoli, De Sciglio, Poli, Montolivo, Kucka, Honda, Bonaventura, Bacca. Trajner: Brocchi.

JUVENTUS (3-5-2) – Neto, Rugani, Barzagli, Chiellini, Lichtsteiner, Lemina, Hernanes, Pogba, Evra, Dybala, Mandzukic. Trajner: Allegri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.