Milan, merret vendimi për stadiumin e ri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

LE PRIME FOTO DEL PROGETTO 'NUOVO STADIO DEL MILAN' (da http://www.acmilan.com/it)

Milani më në fund do të ketë stadiumin e tij të ri. Komiteti ekzekutiv i Fondazione Fiera Milani, pas 6 muajsh tratativa ka vendosur të pranojë ofertën e Milanit duke i lënë rrugën e lirë ndërtimit të stadiumit të ri të kuqezinjve. Stadiumi do ndërtohet përballë Casa Milan, me Barbara Berlusconin që arrin në këtë mënyrë të bëjë realitet projektin e kuqezinjve.

Kostoja totale për blerjen e terrenit ku do të ndërtohet “tempulli” i ri i Djallit do të kushtojë rreth 220 milionë euro. Vendimi për projektin fitues të Milanit u mor pak pas orës 21 dhe vjen pas kundërshtimeve të shumta të banorëve të zonës të cilët nuk ishin dakord me ndërtimin e impiantit në këtë zonë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.