MILAN/ Montella: Merkato fantastike por duhet edhe 1 sulmues

0
SHPËRNDAJE

Milan’s Gianluca Lapadula jubilates with his coach Vincenzo Montella after scoring the goal during the Italian Serie A soccer match Empoli FC vs AC Milan at Carlo Castellani stadium in Empoli, Italy, 26 November 2016.
ANSA/FABIO MUZZI

Seria A/ Trajneri i Milanit, Vinçenco Montela, është mëse i kënaqur nga politika e transferimeve që ka realizuar, gjatë kësaj vete, klubi “rosoner”, por, ndërkohë, ai është edhe i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e madhe që ai mban. Kryesia e re e Milanit ka bërë një “remont” të plotë, me synimin që ta kthejë ekipin në rrugët e vjetra të lavdishme. Në një intervistë në “Coriere delo Sport”, Montela deklaroi se një rëndësi të madhe ka edhe fakti që portieri Donaruma qëndroi te Milanit, duke e zgjatur kontratën më këtë ekip.

“Kam mendimin se ai vendosi që të qëndrojë me neve, sepse është i ndërgjegjshëm për mjedisin e shkëlqyer, ku ai ndodhet, dhe se ekipi ynë ka përpara një të ardhme të madhe”, deklaroi Montela.

Megjithëse, deri tani, Milani ka shpenzuar 210 milionë euro, duke sjellë 10 futbollistë të rinj, ai ende është në kërkim të një sulmuesi dhe opsionet kryesorë janë Beloti, Obamejangu dhe Kaliniçi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.